back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeRreth 500 punëtorë të Trepçës nuk i kanë marrë pagat e muajit...

Rreth 500 punëtorë të Trepçës nuk i kanë marrë pagat e muajit gusht

Të ngjajshme

Nuk ndalen problemet për Francën, lëndohet edhe Doue

Kombëtarja e Francës po përballet me një mungesë të...

Mungesa e teksteve shkollore dhe mosformimi i institucioneve, SBASHK paralajmëron grevë

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur mbledhjen e radhës,...

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, mësohet se ku ishte epiqendra

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm janë...

Turqia me shumë mund e mposht Suedinë, Erxhan Osmani vendimtar në rikthim

Turqia arriti ta mposht Suedinë me rezultat 85:79 ,...

Gjigandi metalurgjik i Kosovës, “Trepça”, që sipas matjeve të vitit 2017, vlera e tokës, objekteve, pajisjeve dhe inventarit kap vlerën prej 330 milionë euro, nuk po ka para për t’i paguar tërë punëtorët e saj.

Trepça ka një staf më të gjerë se vetëm minatorët, ajo ka stafin administrativ, sigurimin, stafin e njësive biznesore, duke përfshirë punëtorët e industrisë kimike, fabrikës së akumulatorëve e ata të pajisjeve përcjellëse.

Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur muaji gusht ka përfunduar, por për një pjesë të madhe të punëtorëve të Trepçës kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë që në llogaritë bankare nuk janë depozituar paratë e djersës së tyre.

E faktin se rrogat e punëtorëve ende nuk janë lëshuar, e ka konfirmuar edhe Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku. I kontaktuar nga Express, ai ka thënë se rrogat për muajt e kaluar janë dhënë por për muajin gusht jo.

“Realisht deri tani i kemi marrë rrogat për muajt paraprak, për muajin gusht nuk i kemi marrë” tha Sadiku.
Ai tregoi se rrogat janë lëshuar vetëm për minatorët të cilët punojnë nën nivelin mbikëqyrës ndërsa ata që punojnë mbi atë nivel, duke përfshirë sigurimin, njësitë biznesore, administratën, fabrika e industri të ndryshme nuk janë paguar.

“Nga niveli mbi mbikëqyrës e lartë nuk i kanë marrë pagat. Këtu përfshihen njësitë si sigurimi, njësitë biznesore që përfshihen industria kimike, fabrika e akumulatorëve dhe pajisjeve përcjellëse. As administrate nuk i ka marrë pagat” deklaroi ai.

Mungesa e pagës së muajit gusht, ka bërë që rreth 500 punëtorë të mbesin pa të hollat të cilat i meritojnë.

“Këtu nuk përfshihen 500 persona që punojnë në minierë, e që i bie që numri i personave që nuk janë paguar të jetë rreth 500” tha Sadiku.

Ligji për Trepçën u miratua më 7 tetor të vitit 2016 në Kuvendin e Kosovës me 79 vota për dhe 14 abstenime. Ky ligj e përcakton se qeveria është pronare e 80% të aksioneve. /GazetaExpress/

Lajmi i Fundit: Trepça zgjedh kryeshefin e ri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz