back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaSportU bë i famshëm në Angli me pankartën falenderuese, por djali nga...

U bë i famshëm në Angli me pankartën falenderuese, por djali nga Ferizaj vite më parë ishte bërë hit edhe në Kosovë

Të ngjajshme

Trump paralajmëron Venezuelën: Nëse rrezikojnë anijet amerikane, avionët e tyre do të rrëzohen

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se, nëse avionët...

Shukri Buja: Unë nuk flas për ndryshim, unë vij për ta bërë atë

Kandidati për kryetar të Lipjanit, nga radhët e PDK-së,...

Kristian Gashi i cili në ndeshjen e fundit të Kosovës kundër Anglisë bëri një gjest shumë të mirë i cili nuk kaloi pa u komentuar edhe në mediat angleze. Pankarta e tij “Duke i’u falënderuar juve, ne po luajmë kundër jush. Anglia jonë e dashur”,  u vu në fokus të medieve botërore, por vite më parë ferizajasi ishte pjesë e një videoje ‘hit’ në internet, shkruan Gazeta Metro.

Rreth dhjetë vjet më parë, Gashi ishte bërë i njohur gjatë një vox-popi ku kishte ku ishte pyetur për mungesen e banjove publike në Ferizaj.Përgjigja e vetme e tij kishte qenë një buzëqeshje karakteristike, e cila ka marrë me miliona shikime në Youtube.

Por, historia e djalit nga fshati Bibaj i Ferizajt është me të vërtetë prekëse. Ai ishte vetëm dhjetë vjeç kur e kishte përjetuar tmerrin e luftës, dhe kishte fjetur nëpër bodrume e kisha, përderisa fshati i tij i lindjes për çdo ditë boshatisej e digje nga forcat serbe.

Gashi kishte përjetuar Stankovecin, pastaj kishte shkuar refugjat në Kroaci, por kujton gjyshin e tij që nuk e kishte lëshuar shtëpinë, dhe sipas tij, serbët e kishin maltretuar disa herë.

Kristian Gashi është një tifoz i flaktë i futbollit, i ekpit të Juventusit./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz