back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeAlbin Kurti: Flamurin dhe himnin e Kosovës do t’i respektoj edhe si...

Albin Kurti: Flamurin dhe himnin e Kosovës do t’i respektoj edhe si kryeministër

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas një tubimi me bashkatdhetarë në Berlin të Gjermanisë ka folur për simbolet shtetërore të cilat është shprehur se i respekton.

“Nëse në Ballkan jemi të ndarë nëpër shtete. Mërgata jonë është e bashkuar dhe ne këtë edhe e duam dhe e respektojmë. Himni tjetër është pa tekst s’e këndon dot. Mendoj që mirë është kështu siç është në këtë organizmin”, është shprehur Kurti duke folur për antonimin e vetëm himnit kombëtar.

“I respektoj simbolet e institucionet në Kosovë dhe flamurin e himnin e Kosovës do t’i respektoj nesër-pasnesër si kryeministër”, ka thënë Kurti në intervistën e dhënë për Deutsche Welle.

Kurse nëse si Kryeministër i Kosovës do të punonte për bashkimin kombëtar të trojeve shqiptare ai ka thënë se është përgjigjur disa herë.

“Ata që na duam i përmendin gjërat që janë jetike për Republikën e Kosovë, ndërsa ata që duan t’i frikësojnë të tjerët me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje i përdorin flamujt, thonë se VV është për “Shqipërinë e Madhe”. Ndërsa “Shqipëria e Madhe është nocion i shpikur nga ata që synuan ta krijojnë “Serbinë e Madhe””.

Intervistën e plotë mund ta shikoni KËTU

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz