back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeProkuroria po i interviston Dardan Molliqajn, Haki Abazin e Rexhep Hotin

Prokuroria po i interviston Dardan Molliqajn, Haki Abazin e Rexhep Hotin

Të ngjajshme

Zelensky: Zbutja e sanksioneve ndaj naftës ruse nuk ndihmon në përfundimin e luftës në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar vendimin e administratës...

Osmani pret në takim ambasadorin italian, diskutohet bashkëpunimi mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

13 të burgosur në Smrekonicë rehabilitohen për menaxhim të zemërimit

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë kanë përfunduar me sukses...

Gazetari nga Shqipëria “e djersit” ministren serbe në Beograd me pyetjen për Kosovën

Sapo ka përfunduar takimi i dytë i pjesëmarrësve ndërkombëtarë...

Në ambientet e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në këto momente, po intervistohet ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Pak minuta më para deklaratë ka dhënë edhe kandidati për deputet nga VV-ja, Haki Abazi. E prania e tyre para hetuesve lidhet me atë që ndodhi mbrëmë pas përfundimit të emisionit “Pressing me Leonard Kërqukin”. Kandidati për deputet nga VV-ja, Haki Abazi pas përfundimit të emisionit deklaroi se u sulmua fizikisht nga Molliqaj i PSD-së.

Lajmin për intervistim e ka konfirmuar për Express edhe kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.

“Mund të ju konfirmoj se Prokuroria e shtetit tashmë ka nisur hetimet rreth kësaj çështjeje. Për këtë punë në ambientet e prokurorisë janë ftuar për intervistim tre persona. Molliqaj, Abazi dhe Hoti. Intervistimin e ka përfunduar deputeti Molliqaj. Ndërkohë dy të tjerët pritet të intervistohen pas pak minutave”, ka deklaruar për gazetës kryeprokurori Munishi.

E ndërkohë Prokuroria e Prishtinës ka marrë një grumbull provash e dëshmitarësh për ta zbardhur këtë rast.

Por debati mbrëmë në Pressing nisi dhe përfundoi me polemika të ashpra mes Abazit dhe Molliqajt.

Fillimisht Molliqaj nuk po e pranonte Abazin si përfaqësues të VV-së, duke thënë se ai është “profiter e servil”.

Abazi nga ana tjetër po e quante Molliqajn “tradhtar të votës së popullit”.

Debati mes tyre eskaloi aq sa i përmendin anëtarë të familjes njëri-tjetrit.

Pas përfundimit të debatit, Abazi gjatë ndërprerjes së emisionit është kthyer në studio dhe ka thënë se e ka sulmuar Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

Të njëjtën e ka rithënë për Gazetën Express, ndërsa Molliqaj përmes një statusi në Facebook ka mohuar akuzat e Abazit, duke shkruar se ‘asgjë nuk ka ndodhur’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz