back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeSkenderaj - Vazhdon mobilizimi për ndihmë ndaj Astrit Islamit i diagnostikuar me...

Skenderaj – Vazhdon mobilizimi për ndihmë ndaj Astrit Islamit i diagnostikuar me leukemi akute, kërkohet ndihmë edhe nga Uran Ismaili

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, ja sa do të mungojë jashtë fushës

Ousmane Dembele ka pësuar një lëndim serioz, në ndeshjen...

Sami Kurteshi s’dëshiron të shohë anëtarë të “Listës Serbe” nëpër këshilla të vendvotimeve

Përfaqësuesi i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami...

​Mbledhja e KQZ-së nis me debate nga Lista Serbe

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur mbledhjen e sotme...

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka bërë thirrje që të ndihmohet i riu Astrit Islami që është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të leukemisë akute.

“Astrit Islami është një i ri që është diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë të leukemisë akute. Nga kolegia ish-deputete, Ganimete Musliu, jam ftuar që të ndihmojë në rastin e tij. Për shërim, Astritit i duhen 110 mijë euro, shumë e madhe dhe e papërballueshme për familjen e tij.  Unë do t’i përgjigjem kësaj thirrjeje për ndihmë. Dëshiroj nga thellësia e zemrës që të mblidhen paratë e nevojshme, Astriti të shërohet dhe t’i kthehet familjes e jetës së tij rutinore. Dua të them po ashtu: është fatkeqësi e madhe që edhe sot qytetarët e prekur nga sëmundje të rënda, shërimin ta kërkojnë jashtë Kosovës dhe përveç kësaj nuk i kanë të mbuluara as shpenzime”, ka shkruar Kadaj Bujupi në profilin e saj në Facebook.

Ajo ka shkruar se ish-ministrat e shëndetësisë duhet t’i ndihmojnë Astritit, dhe ka nominuar ata.

Konsideroj që një pjesë të përgjegjësisë së madhe për këtë gjendje në shëndetësinë tonë, e bartin edhe ish-ministrat e këtij sektori, prandaj që t’i ndihmojnë Astritit nominoj:

Uran Ismailin, Imet Rrahmanin, Alush Gashin, Ferid Aganin, Numan Baliqin.

Astriti është diagnostikuar me sëmundjen Leukemi Akute dhe është duke u trajtuar në Turqi. Shërimi i tij kushton 110 mijë euro, shumë të cilën familja nuk e ka.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni në numrin e babait të Astritit: 049848609

Ta ndihmojmë Astritin të kthehet në punën e tij si inxhinier i shkencave kompjuterike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz