back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeKëta janë inspektorët e arrestuar të komunës së Prishtinës

Këta janë inspektorët e arrestuar të komunës së Prishtinës

Të ngjajshme

Luka Modriq feston 40-vjetorin, urime speciale nga lojtarët e Kroacisë

Mesfushori i Milanit dhe legjenda e Kroacisë, Luka Modriq,...

Gushti 2025 regjistrohet si gushti i tretë më i nxehtë në nivel global

Gushti i vitit 2025 është regjistruar si gushti i...

Mbi 600 raste të reja me kancer të gjirit gjatë vitit 2024, shtatë prej tyre burra

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të...

Festivali i Këngës shpall këngët garuese të edicionit të 3-të, garojnë këta ish-banorë

Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës së Radiotelevizionit...

Qenan L. Osmani, Gjymshit A. Gashi, Gafurr V. Rexha janë tre zyrtarë të Inspektoratit të Kuvendit Komunal të Prishtinës të arrestuar sot nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Njëri nga të dyshuarit Qenan Osmani është i moshës 64 vjeçare ndërsa dy të tjerët, Gjymshit Gashi i moshës 57 vjeçare, përkatësisht Gafurr Rexha, 36 vjeç.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore  tre të arrestuarit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me rastin shpërdorim i detyrës zyrtare  në rrugën “Nekibe Kelmendi” në fshatin Hajvali  ku kishte ndodhur një rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe dëmtim i pronës”.

Gazeta Sinjali raportoi se me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në Qendrën e mbajtjes në Prishtinë për 48 orë.

Arrestimi i tyre lidhet me ngjarjen e djeshme ku ishte arrestuar Bejtush Gashi për shkak se si pronar i objektit afër Pallatit të Drejtësisë kishte shkaktuar rrezikim të përgjithshëm.

Inspektorati Komunal gjatë ditës së djeshme kishte bllokuar rrugën afër Pallatit të Drejtësisë për shkak se kishte pasur rrëshqitje të dheut.

Po ashtu përveç zyrtarëve komunalë të arrestuar sot, në mbajtje është dërguar edhe Bejtush Gashi që ishte arrestuar gjatë ditës së djeshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz