back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaSportTrajneri i Anglisë ka disa fjalë për Muriqin, Mërgim Vojvodën!

Trajneri i Anglisë ka disa fjalë për Muriqin, Mërgim Vojvodën!

Të ngjajshme

Sezoni i bikineve, bukuroshet shqiptare përvëlojnë rrjetin

Sezoni i verës ka filluar dhe bukuroshet shqiptare po...

Humb jetën një 68-vjeçar në plazhin e Gjirit të Lalzit

Ka humbur jetën në plazhin e Gjirit të Lalzit...

Numri i dëbimeve po rritet në Zvicrën frëngjishtfolëse

Në Lozanë në vitin 2024, dëbimet e qiramarrësve u...

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar në lidhje...

Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka raportuar për pritje...

Southgate ka vetëm fjalë të mira për lojtarët e Kosovës para ndeshjes të martën në “St Mary’s Stadium”. Ai ka përmendur Celinën, Muriqin e Vojvodën, për këtë të fundit thotë se “është një mbrojtës shumë i fortë, me aftësi të mira edhe sulmuese”.

Angli – Kosovë, do të jetë më shumë se një ndeshje.

Të martën, në “St Mary’s Stadium” nga ora 20:45, do të përballen dy skuadrat që s’dinë për humbje.

Anglia nuk ka humbur asnjë ndeshje kualifikuese që nga tetori i vitit 2009, derisa Kosova nuk ka humbur asnjë ndeshje ndërkombëtare që nga tetori i vitit 2017.

Para këtij takimi, në konferencë për media është shfaqur trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate.

Duke folur për ndeshjen, Southgate përmendi edhe disa lojtarë të Kosovës që i pëlqejnë, duke vecuar Celinën, Muriqin e Vojvodën.

Cilët lojtarë të kanë impresionuar më shumë? Dy anësorët që janë këtu janë të mirë, Celinën e njohim shumë mirë nga Swansea, e njohim qendër sulmuesin Muriqi, është shumë i mirë fizikisht, që të dy bëjnë shumë presion dhe luajnë me shumë energji, gjë që e ndihmojnë shumë ekipin”, u shpreh Southgate.

Vedat Muriqi duke festuar golin kundë Çekisë

E njoh gjithashtu mbrojtësin e djathtë, Vojvodën, është mbrojtës i fortë por që jep shumë edhe në sulm. I fortë fizikisht, harkimet i ka të mira, ka potencial për të hyrë në zonë dhe për të shënuar edhe gola, jo vetëm siç bëri në ndeshjen e së shtunës, por edhe më parë. Kështu që po, dimë gjithçka, kanë skuadër të fortë dhe jemi përgatitur për ndeshjen”, shtoi ai.

Gareth Southgate në konferencë para ndeshjes me Kosovën, teksa e lavdëron Mërgim Vojvodën

15 ndeshje pa humbje, miqësore e zyrtare – kjo ka bërë që Kosova të ketë respektin maksimal të trajnerit të “Tre Luanëve”.

I pyetur se a pret që ndeshja me Kosovën të jetë testi më i vështirë, Southgate u përgjigj: “Pa asnjë dyshim është testi më i vështirë. Taktika, shpirti dhe pasioni që ka treguar ky vend relativisht i ri është e mrekullueshme. Kosova me ka impresionuar. Ata do të jenë agresiv në sulm dhe kanë shpejtësi të madhe”.

Muriqi, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj duke festuar së bashku golin e Mërgim Vojvodës dhe të fitores për 2-1 kundër Çekisë

Jam i impresionuar me Kosovën për lojën që kanë bërë dhe rezultat që kanë marrë”. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit