back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeNdodh në Kosovë: Kryetari i kësaj partie fut gruan dhe babain në...

Ndodh në Kosovë: Kryetari i kësaj partie fut gruan dhe babain në listën për deputetë

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Kurti e Konjufca sulmuan Kushtetuesen, opozita: Bllokimi i shtetit ka një emër

Akuza të shumta në drejtim të Gjykatës Kushtetuese kanë...

18 zyrtarë policorë të arrestuar e 48 të suspenduar vetëm brenda gjashtë muajve

48 zyrtarë policorë janë suspenduar brenda 6 muajve të...

Starmer “acarohet” me Putinin: Po tregon se nuk është serioz kur flet për paqen

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka...

Ish-ministri për Kthim dhe Komuniteti në Qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanoviq, do të garojë në zgjedhjet e 6 tetorit me partinë e tij “ Partia e Serbëve të Kosovës”, shkruan Gazeta Express

Në listën për deputetë të partisë së tij është vërejtur një fakt mjaft interesant. Numrin 2 në këtë listë, Jabllanoviq ia ka thënë babait të tij, Dragan Jabllanoviq.

Ndërkohë numrin gjashtë ia ka dhënë gruas së tij, Kristina Nikolceviq Jabllanoviq, shkruan telegraf.rs, transmeton Gazeta Express.

Siç shkruan mediumi serb, një gjë e tillë ka ndodhur meqë Jabllanoviq nuk ka mundur të gjejë njerëz të tjerë që do ta mbështesin.

Aleksander Jabllanoviq në këto zgjedhje do të garojë i vetëm dhe i pavarur nga Lista Serbe, parti kjo që ndjek politikat e Beogradit në Republikën e Kosovës.

Jabllanoviq ishte shkarkuar nga posti i ministrit për Kthim dhe Komunitete më 3 shkurt të vitit 2015 me vendim të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafës.

Kjo pasi që ishin mbajtur protesta masive që kërkonin shkarkimin e Jabllanoviqit, meqenëse ky i fundit në cilësinë e ministrit nga radhët e Listës Serbe më 6 janar kishte fyer nënat gjakovare që po protestonin kundër vizitës së disa serbëve në Gjakovë.

Ai i kishte cilësuar ato si ‘egërsira’ dhe një deklaratë e tillë kishte nxitur reagime të ashpra anekënd Kosovës./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz