back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmePejani i sheh veglat e veta të punës duke iu shitur në...

Pejani i sheh veglat e veta të punës duke iu shitur në pazar

Të ngjajshme

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Persona të panjohur kanë thyer xhamin e një furgoni të parkuar në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, aty janë vjedhur mjetet e punës të cilat gjendeshin brenda.

Sipas deklarimit të viktimës, vlera e mjeteve të punë të cilat i janë vjedhur është rreth 3800 euro (tremijetetëqind) euro, njofton policia.

“Me datë 08.09.2019, viktima ka vërejtur se mjetet e tij janë duke u shitur ne treg në Prishtine, i njëjti ka informuar Policinë, Policia ka arrestuar të dyshuarit të cilët i kanë sjellë në Stacionin Policor Pejë. Pas intervistimit në koordinim me Prokurorin e shtetit dhe me Gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të i dyshuari nr.3, ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsejtë 48 mjete të punës që dyshohet se janë vjedhur nëpër lokacione të ndryshme, të dyshuarit e këtij rasti janë: V.Ç., i lindur më 1973 m/k/sh; A.M., i lindur më 1983 m/k/sh; O.L., i lindur më 1976 m/k/sh dhe një person i mitur”, tha policia.

Mjetet e punës të konfiskuara dyshohet se janë vjedhur kryesisht në zonën e Pejës.

“Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari nr 1. pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, të dyshuarit nr.2 dhe 3 iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve, ndërsa të dyshuarit nr. 4 personit të mitur iu është caktuar masa e ndalimit prej 24- orëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz