back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNjëri nga të plagosurit në përleshjen me armë në Prishtinë ende në...

Njëri nga të plagosurit në përleshjen me armë në Prishtinë ende në gjendje të rëndë shëndetësore

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Në rrezik për jetë vazhdojnë të jenë edhe dy persona të tjerë që mbetën të plagosur të enjten gjatë përleshjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” të Prishtinës. Pacientët që po qëndrojnë në spital, axhë e nip, janë të familjes Rafuna. Detaje rreth gjendjes shëndetësore të këtyre pacientëve ka dhënë për Express të dielën mjeku i QKUK’së, Shaqir Uka, shef i mjekimit intensiv.

Uka tha se njëri nga dy pacientët është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Të dy pacientët vazhdojnë të trajtohen në mjekimin intensiv të QKUK’së edhe më tutje. Gjendja shëndetësore e tyre tek njëri pacientë është më stabile , ndërkohë tek tjetri gjendja shëndetësore është më e rëndë. Të dy këta janë nën përkujdesjen e mjekimit intensiv”, ka deklaruar për Express, doktori i cili po merret me mbikëqyrjen e gjendjes shëndetësore të këtyre pacientëve.

Detaje se si filloi e gjithë përleshja mes anëtarëve të familjes Mehmeti e Rafuna, ka dhënë edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Sipas Prokurorisë, gjithçka kishte filluar me një përleshje fizike, për të përfunduar më pas me të shtëna armësh.

“Në njërën anë personat me inicialet F.R. dhe M.R., ndërsa në anën tjetër të dyshuarit me inicialet B.M., N.M. dhe M.M., kanë shtënë me armë zjarri. Ndërkaq, si pasojë e të shtënave të ndërsjella, lëndime dhe plagë të rënda në vendin e ngjarjes kanë pësuar të dyshuarit me inicialet F.R., M.R., B.M., dhe kalimtari i rastit, tani i dëmtuari G.R”.

Prokuroria ka bërë të ditur se të lënduarit ishin dërguar menjëherë për trajtim në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve dhe plagëve të marra, kanë ndërruar jetë personat me inicialet B.M. dhe M.R.

Viktimat janë varrosur të shtunën në mesditë./GazetaExpress/

Sot varrosen viktimat e konfliktit me armë zjarri në Prishtinë

Të Fundit

Sport

ShowBiz