back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeAnita tregon herën e vetme që e ka parë Ramush Haradinajn duke...

Anita tregon herën e vetme që e ka parë Ramush Haradinajn duke qarë

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze me rreze të gjatë, analisti serb thotë se s’ka kapacitete për ta sulmuar dikë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti...

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin...

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

Obi Mikel sulmon Arsenalin

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka...

Anita Haradinaj ka treguar për herën e vetme që e ka parë kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn duke qarë.

Ajo ka deklaruar se hera e vetme kur e ka parë bashkëshortin e saj duke qarë ka qenë ftesa e parë që kishte marrë për t’u paraqitur në Hagë.

“S’po më kujtohet që e kam parë ndonjëherë duke qajt. Në fakt, po paska qajt kur e ka pranuar ftesën e parë për në Hagë, por jo shumë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj në Frontal ka treguar se për ftesën e Haradinajt nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjen e tij është informuar nga portalet.

“Kam qenë në shtëpi tu pi kafe. E kam hap telefonin edhe më kanë dal lajmet e portaleve një pas një. Fillimisht e pash lajmin që ka dhanë dorëheqje, edhe vetë me veti thash qysh. Kur hyna me lexu lajmin, u informova edhe për ftesën që ka marrë nga Gjykata Speciale”, ka thënë Anita Haradinaj në Frontal.

Ajo ka dhënë vlerësime edhe për kandidatët për kryeministër të Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.

Haradinaj ka thënë se e vlerëson kandidaturën e Vjosa Osmanit, por sipas saj është e re në politikë, sepse politika dhe Qeveria nuk duket ashtu siç shihet në televizion.

Kurse e pyetur për kandidaturën e Albin Kurtit ajo ka thënë se nuk mund të flasë për të sepse nuk e njeh dhe nuk mund të japë vlerësim për një njeri që nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Ndërkohë Haradinaj ka thënë se LDK dhe PDK nuk duhet ta udhëheqin më Kosovën, sepse janë dy partitë që kanë udhëhequr më së shumti me vendin dhe nuk kanë çfarë të japin më.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz