back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Taksa 100 për qind për produktet e Serbisë u ka dhënë...

Haradinaj: Taksa 100 për qind për produktet e Serbisë u ka dhënë më shumë hapësirë në treg produkteve vendore

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Qendrën “Abi Çarshia”, në Prizren, ku është pritur nga pronari Irfan Fusha me  bashkëpunëtorë.

Duke e vlerësuar si familje të respektuar, me të cilën njihet tash e 20 vjet, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se nga atëherë ka parë nisjen e tyre dhe të arriturat e familjes Fusha.

“Është e vërtetë se Irfani dhe “Abi Çarshia” janë kthyer në storie të suksesit, jo vetëm në Prizren, por edhe në nivel nacionale, duke punësuar 700 vetë, në përpunim e prodhim, në sektorin e pemëve, perimeve dhe të qumështit, por edhe rreth 700 të tjerë të punësuar përmes kësaj qendreje”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, në prononcimin para medieve, duke shtuar se kjo është një kompani e suksesshme, e cila për fat të mirë tashmë është më e mobilizuar dhe se taksa 100 për qind për produktet e Serbisë i ka ndihmuar, duke u dhënë më shumë hapësirë në treg dhe mundësi të plasimit të produkteve.

“Kuptohet se ka ende shqetësime dhe një ndër to është çmimi i lartë i ujit, meqë kjo është një kompani prodhuese që ka të bëjë me pemë dhe perime, andaj edhe çmimi i ujit për përpunim dhe pastrim është i lartë”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke theksuar se problem tjetër është edhe ndërprerja e energjisë në raste të caktuara dhe nevoja e madhe e një komunikimi më të mirë me komunën.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se Komuna e Prizrenit dhe niveli nacional duhet të gjejnë gjuhën e komunikimit me akterët e fuqishëm ekonomik për t’i akomoduar planet për rritje, sepse duke u rritur ata rritet numri i të punësuarve dhe ekonomia e vendit.

”Nëse i shtohen Prizrenit edhe 400 të punësuar në pjesën tjetër, kjo është në interes të të gjithë neve”, tha kryeministri në detyrë  Haradinaj, duke theksuar se në nivelin nacional janë të interesuar t’i akomodojnë planet e të gjitha bizneseve, të gjithë sipërmarrësve, sepse ka nevojë për vende të punës në Kosovë.

Pronari i Qendrës “Abi Çarshia”, Irfan Fusha, duke falënderuar kryeministrin në detyrë Haradinaj për vizitën që i bëri, tha se për kompaninë që udhëheq është kënaqësi e madhe takimi me kryeministrin, me të cilin ka biseduar për taksën, pengesat që i kanë nga komuna, por edhe pengesat tjera doganore dhe ato në prodhim. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz