back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicë“Agim Bahtiri më ka premtu dy vende pune” – flet qytetari që...

“Agim Bahtiri më ka premtu dy vende pune” – flet qytetari që nuk e la Bahtirin ta presë shiritin e një shkolle

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është penguar ditën e sotme të prejë shiritin e një shkolle të re në komunën e tij, shkruan Insajderi.

Ai është penguar nga një qytetar.

“Këtë e kam ba veç me iu hakmarrë Agim Bahtirit se ai më ka premtu dy vende të punës. Më ka premtu në fushatë, kur e pasë fushatën. Unë s’jam me kurfarë partie”, ka thënë qytetari për Klan Kosovën.

E, kryetari i komunës e ka akuzuar Kadri Veselin se kinse ai e ka nxitur qytetarin ta pengojë Bahtirin.

“Unë se kam bërë këto për Kadri Veselin, nuk u kanë këtu puna për PDK-në. Vetëvendosja i bënë këto punë ajo ka qejf me i ba sendet ma të mëdhaja”, ka thënë qytetari.

E lidhur me incidentin e sotëm ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Mitrovicë:

Po vërtetohet qartë se incidenti i sotëm është organizuar nga cubat e Kadrisë dhe kjo tregon se është mënyra e vetme se si dijnë të punojnë. Duke frikësuar dhe shantazhuar qytetaret dhe kundërshtarët politik.

Është fakt se Lëvizja ju ka ngec në fyt dhe nuk kan shpëtim nga ne.

Në 2013 janë zhvendosur në pankinën e rezervistëve kurse me 6 Tetor kismet komplet jashtë stadiumit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz