back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareGjendet pas 15 vjetësh kufoma e një burri. U zhduk pasi u...

Gjendet pas 15 vjetësh kufoma e një burri. U zhduk pasi u martua me shqiptaren 22 vjet më të vogël se ai

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Një makinë gjendet brenda liqenit Iseo të Italisë. Brenda mjetit ndodhej trupi i një burri të zhdukur 15 vjet më parë dhe dyshohet se i përket italianit Rosario Tilotta. Burri, në 2004, ishte 59 vjeç dhe që nga atëherë nuk kishte asnjë lajm prej tij.

Si u gjet makina pas 15 vjetësh

Makina e tip Ford Fiesta u gjet rastësisht nga dy zhytës. Ata e denoncuan rastin tek autoritetet dhe që pas kësaj nisën hetimet, ku u zbuluan mbetjet e një kufome.

Rosario Tilotta jetonte në Scanzorosciate, në provincën e Bergamos. Ai lindi në Tunizi nga një baba sicilian dhe një nënë toskane. Transferimi në provincën e Bergamos ndodhi në vitet 1960.

Në Corriere della Sera, vëllai i tij Diego, 79 vjeç, komentoi zbulimin e tmerrshëm: -“Jam i bindur që ai ishte në gjendje të keqe. Ai shkonte me prostituta dhe një shqiptare e solli në shtëpi. Kur shiti pjesën e pasurisë së tij, mori paratë dhe nuk u shfaq më kurrë. ”

Kush është shqiptarja që frekuentonte viktima?

Gruaja shqiptare quhej Elva Kurti. Ajo ishte martuar me Rosario Tilotta pak para vdekjes së tij. Gruaja ishte 22 vjet më e vogël se ai.

“Që nga hera e fundit që e pash,- vazhdon vëllai në tregimin e tij në Corriere -, ai kishte një prerje në faqe. Më tha të hiqja dorë, kur e pyeta se çfarë i kishte ndodhur. Pas ca kohësh, u përpoqa të kontaktoja me të dhe nuk mund ta gjeja më. Shkova te policia, por asgjë. Doja të kisha lajme ”.

Corriere shkruan: -“Më 10 Mars 2005, Kurti pati një djalë, Roberto, i pagëzuar në kishën e vogël të fshatit Rosciate më 5 shkurt 2006. Prej tyre nuk kam më asnjë informacion. Në ditët në vijim, ndoshta nesër, zhytësit do të fillojnë të nxjerrin skeletin”. /tch/

Të Fundit

Sport

ShowBiz