back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeHaradinaj sulmon ashpër Veselin: Kush me luftu korrupsionin? Ata janë të paguximshëm...

Haradinaj sulmon ashpër Veselin: Kush me luftu korrupsionin? Ata janë të paguximshëm dhe servilë

Të ngjajshme

Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës...

Heshtje në ”San Siro”, Pisa barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Pisa ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Milanit. Ishte Juan...

“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lëshuar akuza ndaj kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Haradinaj akuzat ndaj personit me të cilin ishte në koalicion në ekzekutivin e kaluar, i ka bërë në një tubim të partisë së tij me qytetarët e Klinës.

“Po thonë kemi me e luftu korrupsionin. Shumë mirë! Si do ta luftojnë këta korrupsionin? Këta frikësohen me i thënë dikujt se çfarë besojnë! I kam parë, besoni, frikësoheshin që t’i thonë aletëve, jo armiqve për atë se çka besojnë e çka nuk besojnë”, ka thënë Haradinaj.

“Veç servilizëm! Servili nuk lufton asgjë! Servili aty të lë”, ka shtuar Haradinaj.

Veseli ka bërë të ditur tash e sa kohë se do të luftojë korrupsionin nëse do të zgjidhet kryeministër. Madje ai kishte marrë vendim që të largoheshin të gjithë ministrat dhe zv.ministrat nga radhët e PDK’së që kanë aktakuzë në kohën e qeverisë Haradinaj.

Më poshtë është video e fjalimit të tij.

/Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz