back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti shkon në Vllahi të Bajgorës, flet për Trepçën dhe Mitrovicën

Albin Kurti shkon në Vllahi të Bajgorës, flet për Trepçën dhe Mitrovicën

Të ngjajshme

Shukri Buja: Unë nuk flas për ndryshim, unë vij për ta bërë atë

Kandidati për kryetar të Lipjanit, nga radhët e PDK-së,...

Cristiano Ronaldo, mosha është veç numër – shënon gol për Portugalinë

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar golin e dytë ndaj...

Policia në Ferizaj sekuestron tre automjete me dru të transportuar pa dokumente

Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”,...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë ditës së sotme do të marrë pjesë në Vllahi të Bajgorës, komuna e Mitrovicës për të biseduar me qytetarët lidhur me Trepçën dhe këtë komunë, shkruan Gazeta Blic.

Kështu ka njoftuar edhe kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri i cili ka shkruar se nisja bëhet në mënyrë të organizuar nga Mitrovica (përballë Raiffaisen Bank apo ish-hotelit Adriatik), në ora 09:00, ndërsa kthimi në ora 15:00.

“Së bashku me Kryeministrin në ardhje Albin Kurti do të qëndrojmë në Vllahi të Shalës së Bajgorës, për të bashkëbiseduar për Trepçën, Mitrovicën dhe gjithë Kosovën.

Ejani së bashku me ne në piknik, të bashkohemi me të drejtën e të drejtin, me të mirën që po vjen.

Nisja bëhet në mënyrë të organizuar nga Mitrovica (përballë Raiffaisen Bank apo ish-hotelit Adriatik), në ora 09:00, ndërsa kthimi në ora 15:00”, ka shkruar ai./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz