back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeVjosa Osmani takohet me mësuesen e saj të parë

Vjosa Osmani takohet me mësuesen e saj të parë

Të ngjajshme

Ndalohet për 48-orë mësuesi që ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në Istog

Një incident ka ndodhur në shkollën “Avni Rrusteni” në...

Rrahmani deklarohet pas humbjes turpëruese: Zvicra shfrytëzoi gabimet tona

Kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se problemet e Kosovës...

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani. Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook ka treguar se gjatë vizitës së saj në qytetin e Mitrovicës është ndalur për t’u takuar edhe me mësuesen e saj. Ajo ka shkruar se mësuesja e mirë e shuan veten për të ndriçuar rrugën e nxënësve të saj, transmeton Express.

“Thonë se një mësuese e mirë është si qiriu. E shuan veten për të ndriçuar rrugën e të tjerëve. E tillë ishte Mësuesja Shqipe” shkroi ajo

Tutje, Osmani shtoi se këtë ndalesë e ka bërë për ta marrë bekimin e saj. Në këtë rrugëtim të ri të cilin e ka nisur në karrierën e saj politike.

“Gjatë vizitës së sotme në vendlindjen time, në Mitrovicë, ndalova shkurt tek Mësuesja ime e parë për ta marrë nga ajo, bekimin për rrugëtimin tim të ri” shkroi Osmani në Facebook.

Vjosa Osmani është kandidatja e LDK’së për kryeministre të vendit. Ajo ishte në garë me Lutfi Hazirin për këtë kandidaturë, por në fund edhe vetë Haziri e mbështeti atë. /GazetaExpress/

 

Hipokrizia e Vjosa Osmani: Flet për “shtetin e kapur”, por burrin e ka në MPJ dhe motrën në ATK

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz