back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeMë shumë emra në lista zgjedhore sesa banorë, arsyetohet KQZ-ja

Më shumë emra në lista zgjedhore sesa banorë, arsyetohet KQZ-ja

Të ngjajshme

Murtezani në Konferencën e ambasadorëve në Tiranë

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot dhe nesër...

Aviokompania e njohur gjermane e fut Kosovën në hartë si shtet

Aviokompania e njohur gjermane, Condor Airlines tani e tutje...

​Kosova në grup me Shqipërinë për parakualifikueset e Eurobasket 2029

Kosova ka mësuar kundërshtarët e Raundit të Parë të...

KQZ: Do të shtypen mbi 3.6 milionë fletëvotime për zgjedhjet lokale

KQZ ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve, broshurave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar arsyen se përse numri i votuesve dhe banorëve është përafërsisht i njëjtë.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka treguar se ku bëhet dallimi ndërmjet listës votuese dhe regjistrimit të popullsisë. Sipas tij, në listën e votuesve janë të përfshirë edhe votuesit që jetojnë jashtë vendit, por të cilët nuk janë të përfshirë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë.

“Në listën e votuesve përveç votuesve që jetojnë në Kosovë përfshihen edhe votuesit që jetojnë jashtë vendit, ndërsa në regjistrim dhe në vlerësim të popullsisë përfshihen vetëm banorët që jetojnë brenda vendit, rezidentët”, ka thënë Elezi.

Ky sqarim i KQZ-së vjen pas deklaratës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqin, i cili është shprehur i habitur që në listën e votuesve në KQZ-së, numri i banorëve me të drejtë vote është më i madh se numri i popullsisë në Kosovë.

Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, thotë se në bazë të vlerësimit të numrit të popullsisë të vitit 2018, Kosova ka një popullsi prej 1 milionë e 795 mijë banorë dhe nëse merret parasysh kontingjenti i votuesve potencial që janë diku përafërsisht prej 1 milionë e 800 mijë votues, del që ka më shumë votues sesa popullsi rezidente në Republikën e Kosovës.

Edhe pse ka marrë përsysh numrin e diasporës, sipas tij, ka një shifër më të madhe të listës së votuesve në krahasim me popullsinë rezidente në Republikën e Kosovës deri më 31 dhjetor 2018.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz