BallinaLajmeVendimi i Pal Lekajt – për veturat e riaftësuara, 150 euro duhet...

Vendimi i Pal Lekajt – për veturat e riaftësuara, 150 euro duhet t’i paguhen biznesit të Devollëve

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Deri para disa muajsh veturat të cilat janë aksidentuar dhe kanë pësuar dëme të pjesëve vitale janë obliguar që në Policinë e Kosovës të dorëzojnë certifikatën, e cila dëshmon se janë riaftësuar.

Certifikata për “kontrollimin teknik të jashtëzakonshëm” për këto aksidente ka kushtuar rreth 30 euro, varësisht nga lloji i veturës, shkruan sot Koha Ditore.

Por, pasi ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka nënshkruar vendimin, sipas të cilit Qendra e Automjeteve të Kosovës është e vetmja që lëshon “certifikata” për veturat e riaftësuara, qytetarët e Kosovës do të paguajnë edhe 150 euro të tjera.

Certifikata e kontrollit teknik të jashtëzakonshëm, e cila ka vlerë 5 herë më të vogël se “certifikata e riaftësimit”, sipas Policisë së Kosovës, ka dëshmuar se një veturë e aksidentuar rëndë plotëson kushtet për t’u rikthyer në trafik.

Koha Ditore është përpjekur dy ditë për të marrë përgjigje nga ministri Pal Lekaj për arsyen se pse ai ka nxjerrë udhëzim administrativ e pastaj për të njëjtin shërbim edhe vendim, me të cilin obligon qytetarët e Kosovës të paguajnë nga 150 euro shtesë për të dëshmuar që riparimet e veturës janë bërë, përderisa certifikata e kontrollimit teknik për aksidentet e rënda, që është obligative të dorëzohet në polici, dëshmon nëse vetura është në gjendje të rregullt ose jo për t’u rikthyer në trafik.

Në rast se një qytetar e aksidenton veturën rëndë, e riparon, e dërgon për kontroll teknik dhe nuk nxjerr certifikatën tek “Eurolab”, atëherë ai person nuk mund ta bëjë regjistrimin e veturës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz