BallinaLajmeArrestohet pronari i restorantit ku u helmuan 22 persona

Arrestohet pronari i restorantit ku u helmuan 22 persona

Të ngjajshme

S’gabon Nkunku nga penalltia, Milani në epërsi

Milani ka shënuar golin e epërsisë ndaj Genoas. Është francezi...

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është...

Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Tre vetura janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare...

Pronari i një restoranti në Gjilan është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Shkak për arrestimin e tij është bërë helmimi i 22 personave, të cilët të hënën në mëngjes u ushqyen në restorantin e tij.

Rastin e kishte paraqitur në Polici njëri nga të helmuarit, shkruan Sinjali.

“Lidhur me rastin me datën 29.08.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pronar i një lokali, pasi që në lokalin e njëjtë si pasojë e konsumimit të ushqimit janë helmuar ankuesi mashkull K-Shqiptar dhe 21 klientë të tjerë”, njofton Policia në raportin 24-orësh.

Të helmuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Disa prej tyre kanë qëndruar për ditë me radhë në spital.

Me urdhër të prokurorit, pronari i restorantit është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz