back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeAmbasadori amerikan në KQZ

Ambasadori amerikan në KQZ

Të ngjajshme

Moti për të premtën

Të premten, moti në Kosovë do të jetë i...

SHBA-ja ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara (CBP)...

SHBA-ja ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara (CBP)...

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qëndroi për vizitë ambsadori amerikan, Philip S. Kosnett, i cili u prit në takim nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe anëtarët e KQZ-së.

Kryetarja Daka i uroi mirëseardhje z. Kosnett për këtë vizitë, të cilën e vlerësoi lartë në këtë fazë të rëndësishme të angazhimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ambasadori Kosnett shprehu mbështetje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019.

  1. Kosnett, në mesazhin e tij vuri theksin në rolin thelbësor të KQZ-së për proceset demorkatike në Republikën e Kosovës si dhe përgëzoi KQZ-në për punën e deritanishme, duke e inkurajuar për të vazhduar në këtë drejtim.
  2. Ambasadori Konsett bashkëbisedoi me anëtarët e KQZ-së lidhur me procesin zgjedhor, të cilët falënderuan ambasadorin amerikan për vizitën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrhahjen e vazhdueshme të Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe KQZ-në në veçanti.
  3. Anëtarët e KQZ-së shprehën përkushtimin e përbashkët për të punuar në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz