back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKurti - bashkatdhetarëve: Ejani në Kosovë dhe merrni pjesë në zgjedhje

Kurti – bashkatdhetarëve: Ejani në Kosovë dhe merrni pjesë në zgjedhje

Të ngjajshme

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ftuar bashkatdhetarët që të vijnë në Kosovë dhe të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 6 tetor.

Kurti përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se tani është koha për ndryshimin e madh.

Ai ka pohuar se mërgata e ka ndihmuar gjithnjë Lëvizjen dhe Kosovën, transmeton Telegrafi.

“Fryma demokratike, shembulli europian, idetë e reja, na vijnë nga mërgata. Të reja e të ri të Kosovës po studiojnë në shkollat më të mira të botës me ndihmën e juaj. Mërgata do të japë kontributin me 6 tetor. Ndryshimin kësaj radhe është më i mundur se sa herët tjera, ka ardhur koha për ndryshimin e madh. Ejani për ndryshimin e madh, blini biletën e aeroplanit ose të autobusit, ejani me 4 tetor në tubimin e madh edhe kaloni një fundjavë me familje, edhe festoni fitoren e madhe”, thotë Kurti. /Telegrafi/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz