BallinaLajmeSondazhi i Insajderit nxjerr këtë kandidat të parin për kryeministër

Sondazhi i Insajderit nxjerr këtë kandidat të parin për kryeministër

Të ngjajshme

Tetë persona të lënduar në një aksident në rrugën Tepelenë-Krahës

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të...

ATK: Rritet deklarimi i të ardhurave nga qiraja, miliona euro në buxhet

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur...

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid – Arsenal

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes, Atletico Madrid vs...

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, ka arritur të marrë 4 për qind të votave, në një sondazh të realizuar nga Insajderi në fillim të kësaj jave.

Haradinaj, sipas sondazhit të realizuar nga Gazeta Insajderi, ka marrë 458 vota nga 10,369 vota.

Ndërkaq, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kandidati më i votuar për kryeministër, sipas këtij sondazhi.

Në sondazhin i Insajderit, në të cilin kanë votuar 10 mijë e 369 persona, pas Albin Kurtit me 53 për qind të votave – apo 5 mijë e 318 vota – ka dalë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli, në sondazhin e Gazetës Insajderi, ka arritur të marrë 31 për qind të votave, apo 3 mijë e 203 vota.

Kandidatja e tretë më e votuar në sondazhin e Insajderit është Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 9 për qind të votave. Osmani ka marrë 943 vota.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz