back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeHaskuka shkarkon drejtorin e Arsimit të Prizrenit

Haskuka shkarkon drejtorin e Arsimit të Prizrenit

Të ngjajshme

Goditje për United: Zëvendësuesi i Garnacho refuzon transferimin

Alejandro Garnacho u largua këtë verë nga Manchester United...

“Në vitin 2029 jemi në luftë”, komanda gjermane ngre alarmin: Na duhen 100 mijë trupa aktivë

Ushtria gjermane duhet të shtojë 100,000 trupa aktive përveç...

“Presidente plot mllef e inat” – Mushkolaj kritikon Osmanin

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për...

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Aida Doçi po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, njihet për vokalin e...

Dje para përfundimit të orarit të punës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit Gani Gërmizaj, për shkak siç thotë ai të parregullsive në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura në këtë drejtori, raporton Indeksonline.

Gani Gërmizaj, vjen nga Nisma Socialdemokrate e cila është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, në Prizren.

“Komisionet intervistuese, të themeluara me vendim të drejtorit, nuk kanë qenë në përputhje me ligjin për shkak se, sipas ligjit mbi arsimin parauniversitar dhe udhëzimin administrativ, ndër të tjera në komisionet përzgjedhëse një nga anëtarët duhet të jetë drejtori i shkollës përkatëse. Ky është interpretimi ligjor nga Drejtoria e Inspektoratit të Arsimit dhe Departamenti Ligjor pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga të cilët kam kërkuar interpretim ligjor, si pasojë e shumë ankesave që kam pranuar lidhur me konkurset e fundit”, ka thënë Haskuka.

Nga drejtori, kryetari ka kërkuar që t’i respektojë rregullat që burojnë nga ligjet, në mënyrë që të ketë një proces të drejtë dhe të ligjshëm në përzgjedhjen e mësimdhënësve. Mirëpo përkundër kërkesës, Haskuka thotë se ai nuk ka ndërmarrë këtë veprim, andaj me keqardhje thotë se i është dashur të merrte masën e fundit, shkarkimin e tij.

“Sistemin e arsimit të cilin e kemi trashëguar ka qenë në gjendje të keqe, gjë që kërkon shumë angazhim dhe punë prej të gjithë aktorëve, në mënyrë që fëmijëve tanë t’u ofrojmë shkollim cilësor. Prandaj së shpejti do të kërkojë formimin e komisioneve të reja, në mënyrë që të kemi një proces të mirëfilltë në përzgjedhjen e mësimdhënësve. Si kryetar unë do të bëj të pamundurën që arsimin ta kthejmë në binarë të zhvillimit”, ka thënë Haskuka./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz