BallinaLajmeEkskluzive: Kosovari që u gjet i vdekur, dyshohet për vrasjen e gruas...

Ekskluzive: Kosovari që u gjet i vdekur, dyshohet për vrasjen e gruas në Amerikë

Të ngjajshme

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Mëngjesin e sotëm B.Gj (Sinjali e di idenitetin e plotë) u gjet i vdekur në qendrën e paraburgimit në Pejë. Dyshohet se ai i dha fund jetës duke u varur me çarçafë në banjon e kësaj qendre. Edhe përkundër tentativës për t’i dhënë ndihmë, ai nuk ka arritur të kthehet në jetë. Sinjali mëson se B.GJ ishte 52 vjeçar me prejardhje nga komuna e Klinës.

Por, për çka po e kërkonin autoritetet e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

B.GJ dyshohet për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të gruas së tij në Amerikë, disa vite më parë.

“Gruaja e tij edhe më tutje rezulton si person i zhdukur në Amerikë”, tha ky burim.

Ka qenë me letër-rreshtim ndërkombëtarë dhe në pritje të procedurave të ekstradimit në Amerikë. Në qendrën e paraburgimit ai ishte vendosur para dy muajsh.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, tha Nikçi për Sinjalin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz