back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePAMJET E TRISHTA/ Dy prindërit kalojnë natën në spital, djali 7-vjeçar iu...

PAMJET E TRISHTA/ Dy prindërit kalojnë natën në spital, djali 7-vjeçar iu qendron pranë, gazetarja e revoltuar me institucionet: A ka mbetur sadopak njerzillëk? Kurrë mos u fryfshi me babëzinë”

Të ngjajshme

Pak ditë më parë në media u bë publike historia e trishtë e Bledarit dhe Enkeleidës, nga fshati Poloskë i Devollit.

Çifti jetojnë në kushte të vështira ndërsa sëmundja po i mposht dita ditës. Në mëshirë të fatit është edhe djali i tyre vetëm 7 vjeç, Juliani për të cilin ata nuk kujdesen dot.

Ndërkohë, mbrëmë, ata e kanë kaluar natën në spitalin e Korçës. Është gazetarja, Ledjona Xheladinaj e cila e ka ndarë shqetësimin në rrjetet sociale.

Gazetarja bën apel për ndihmë, ndërsa thekson se ndonëse ka shumë ditë që historia e tyre është bërë publike, deri më tani nuk ka asnjë vepër.

Mesazhi i gazetares:

Reagimi dhe nderhyrja e instancave perkatese duhet te jete URGJENTE!

Enkeleida dhe Bledari , te dy te semure kane kaluar naten ne spitalin e Korces. A mundet nje femije vetem 7 vjec te kaloje naten ne ambjente ku eshte i kercenuar nga mijera mikrobe??? Sigurisht qe jo! Por te vetmit qe ka ne kete bote jane dy prinderit e tij. Te semure rende ndersa pamjet flasin vet.

Menjehere pas publikimit te rastit premtimet kane qene te shumta! Veprat aspak!

A ka ndjenje humane tek keta njerez? A ka mbetur sadopa njerzillek? Ajo cka me ndjen shpirti ne keto momente kam vetem nje urim per “pusht-etaret”

“Kurre mos u fryfshi me babezine qe iu ka kapluar cdo qelize dhe zoti iu dhente atje ku iu dhemb me shume”

Ps: edhe pse kam bindjen se nk keni asgje ne kete bote qe tiu dhemb, as gjakun tuaj sepse per ju humanizmi ka vdekur me kohe

69756498_901949166827949_621332466078056448_n.jpg

69465384_901949173494615_9039732571151269888_n.jpg

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz