back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeGjasat për koalicionin LDK-VV: Përgjigjet Arben Gashi

Gjasat për koalicionin LDK-VV: Përgjigjet Arben Gashi

Të ngjajshme

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Pezullimi i dialogut strategjik, Shtuni: SHBA është lodhur me papjekurinë dhe veprimet e papërgjegjshme të Kurtit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Ardian Shtuni, ka...

Chelsea dështon në minutat e fundit

Skuadra e Chelseat ka dështuar të fitojë në ndeshjen...

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i bashkohet LDK-së në ndërtimin e një epoke të re të qeverisjes.Ajo pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka thënë se udhëheqja e qeverisë duhet të jetë nga LDK-ja.Edhe ish-deputeti i kësaj partie Arben Gashi në një prononcim për Gazeta Blic ka theksuar se është pro një koalicioni të tillë por me kryeministër nga radhët e LDK-së.

“Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dje ka marrë vendim që kryetari është i autorizuar për me bisedu me Vetëvendosjen, të tjera detaje do të bëhen publike kurdo që ka një marrëveshje, nga vetë kryetari i partisë. Unë personalisht e përkrahi një marrëveshje me VV-në, por kërkesë e Këshillit të Përgjithshëm është që kryeministri të jetë nga radhët e LDK-së” ka thënë Gashi për Gazeta Blic.Por nga subjekti politik LVV si duket nuk pajtohen që posti i kryeministrit të jetë nga radhët e LDK-së.Menjëherë pas Mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së erdhën reagime nga VV-ja që nuk pranojnë kryeministër tjetër përveç Albin Kurtit.

Ish-deputetja e kësaj partie Arbërie Nagavci theksoi se në ç’kapjen e shtetit nga Klani Pronto nuk mund të udhëheq LDK./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz