BallinaLajmeEkskluzive: Mësohen emrat e personave që u përfshinë në gjuajtjen me armë...

Ekskluzive: Mësohen emrat e personave që u përfshinë në gjuajtjen me armë në Prishtinë

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Të shtëna armësh janë dëgjuar dje rrugës për Gërmi në Prishtinë.

S’ka shkuar pak minuta, forcat policore kanë dal në vendin e ngjarjes, mirëpo të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Indeksonline mëson se emrat e personave të përfshirë.

Bëhet fjalë për Imer Ahmetin i cili, sipas burimeve tona, dyshohet se ishte personi që shkrepi disa plumba në drejtim të Rruzhdi Ramadanit.

Indeksonline mëson se Ahmeti dhe Ramadani janë persona me dosje te rënda kriminale.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth të të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme, në Prishtinë.

“Dje rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhur rasti.

Bazuar në të dhënat e para dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri midis dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre, me të cilat kanë lëvizur në rrugën e sipërpërmendur.

Në kuadër të veprimeve të saj, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si edhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në përgjigjen e PK-së për “Indeksonline”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz