BallinaLajmeSloganet e partive në pragfushatë: “Qeverisje ndryshe”, “Anti-korrupsion”, “100 % Kosova”

Sloganet e partive në pragfushatë: “Qeverisje ndryshe”, “Anti-korrupsion”, “100 % Kosova”

Të ngjajshme

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 27 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e...

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Aksion policor në Suharekë: Tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 28-vjetorin e...

Presidenti Hashim Thaçi ka caktuar 6 tetorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Por edhe para shpalljes së kësaj date, partitë politike që nga dita e dorëheqjes së Ramush Haradinajt kanë nisur fuqishëm të bëjnë fushatë, ku po mbajnë takime me qytetarë në fshatara e qytete.

Për dallim nga vite më parë, kur partitë bënin premtimet e zakonshme për 24 orë rrymë, ujë pa ndërprerë e premtime të ngjashme, tashmë ato kanë bërë “një hapë para” dhe po bëjnë premtime më të mëdha, shkruan Reporteri.net.

Dy partitë LDK dhe Vetëvendosje që vitet e fundit janë bërë “copa copa” mes vete, për shkak të (keq) qeverisjes në Prishtinë por edhe gjatë kohës sa Isa Mustafa qeveri me vendin, po synojnë lidhjen e një koalicioni parazgjedhor për marrjen e qeverisë, kanë nisur të bëjnë premtime të llojit si me ta në udhëheqje do lulëzojë gjithçka dhe do të çrrënjoset e keqja.

Këto dy parti përmes deklarimeve të tyre po thonë se ato do të sjellin një “qeverisje ndryshe” dhe se do ta bëjnë “ndryshimin e madh”.

PDK-ja që është në pushtet nga viti 2007 ka ndërruar totalisht kursin për zgjedhjen e reja.
Për dallim nga Thaçi që sa ishte kryetar i PDK-së premtonte rritje pagash, ndërtim shkollash, themelim të komuanve të reja, kreu aktual i kësaj partie në prag të zgjedhjeve të reja ka dalë me premtime krejt tjera.

Veseli i ka shpallë “luftë” korrupsionit e nepotizmit, ndërsa ka premtuar se do t’i jape fund emigrimit të të rinjve.

Ndërsa premton se do t’i shkojë deri në fund luftës kundër korrupsionit thotë se do t’i japë mundësi e hapësirë për të rinjtë në përgjithësi dhe për vajzat në veçanti.

AAK-ja e Ramush Haradinaj e cila garon në zgjedhje e reja në koalicion parazgjedhor me gjatë takimit me qytetarë po prezantohet me moton “100 % Kosova”.

Ky 100 % i Ramushit lidhet me ruajtjen, siç thotë të territorit ku përdorë termin ‘100 % shtet’ si dhe të njëjtën kohë kujton tarifën e vendosur ndaj me 100 % ndaj produketeve serbe.

NISMA e Fatmir Limajt që së fundmi u bë bashkë në koalicion parazgjedhor me AKR-në e Pacollit thotë se ata janë koalicioni i shpresës dhe arsyes.

Kjo parti deri më tani mund të thuhet se moton kryesore e ka 10 +, pra synimin për t’i fituar 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz