back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeFjalët rrënqethëse të infermieres kosovare: Nanë bama hallall hakun, po m’duhet me...

Fjalët rrënqethëse të infermieres kosovare: Nanë bama hallall hakun, po m’duhet me t’lanë

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Mantelbardhë të shumtë po marin rrugën drejt shteteve përendimore, kjo për faktin se atje u ofrohen pagesa më të mira se sa në Kosovë.

Vendimet e tilla, padyshim që nuk janë të lehta.

Së fundmi, Shqipdona Tafa, një infermiere me disa fjalë rrënqethëse i është derejtuar nënës së saj, derisa e njëta ka treguar radhazi arsyet që e shtyejnë të braktisë familjen e saj, shkruan Indeksonline.

“Nane bama hallall hakun qe po duhet me t’lane n’pleqeri, po duhet me t’lane tash kur trupi yt ka fillu mu tret, pash rrudhat qe ta kane kaplue fytyren nane bama hallall. Nane sot e deri kur Zoti e di kom me shku mu kujdes per pleqnin e dikuj qe se njoh, me ec neper token qe se njoh, ama malli per ty ka me m’djeg.”, ka shkruar Tafa.

“E di qe kurre Zoti ska me ma fal, as kurr hakut s’kam me t’dal se pot la, por la Nane me zemer t’plasun, n’pleqni t’rane. Por karriera nane pom pret, pom pret n’gurbet e me nji pallat pleqsh qe une kam me kane n’kujdesje per ta. Shpija jone Nane s’ka me ma ba hallall kurre, as buka s’ka me ma ba hallall kurre, as ti s’ke me ma bo hallall kurre, po asht ba mode, mode, me lane nanen tane me kqyr nanen e dikuj qe se njeh.”, ka shkruar tutje ajo.

Shkrimi i saj i plotë:

Leter Nanes!

Nane, tash qe po shkoj ty pervec merzise po ta la edhe ket’ leter. Nane, asht e lagun n’lot, lot qe s’jane ma tpaster se zemra jote. Sa vjet i trete mem rrit, me mi dhan’ mu n’dor dizginat e jetes tem po prej atij momenti qalova rrugen. Tash po shkoj, si cdo shok e shoqe e jemja qe po shkon, prita kaq gjate vetem per ni vule “lirie”. Nane bama hallall hakun qe po duhet me t’lane n’pleqeri, po duhet me t’lane tash kur trupi yt ka fillu mu tret, pash rrudhat qe ta kane kaplue fytyren nane bama hallall. Nane sot e deri kur Zoti e di kom me shku mu kujdes per pleqnin e dikuj qe se njoh, me ec neper token qe se njoh, ama malli per ty ka me m’djeg. E di qe kurre Zoti ska me ma fal, as kurr hakut s’kam me t’dal se pot la, por la Nane me zemer t’plasun, n’pleqni t’rane. Por karriera nane pom pret, pom pret n’gurbet e me nji pallat pleqsh qe une kam me kane n’kujdesje per ta. Shpija jone Nane s’ka me ma ba hallall kurre, as buka s’ka me ma ba hallall kurre, as ti s’ke me ma bo hallall kurre, po asht ba mode, mode, me lane nanen tane me kqyr nanen e dikuj qe se njeh.

Nane, tash asht koha me t’lane, koha po ik, karriera po m’pret. Po ti nane dije se kom me t’dasht dej n’dakikin qe kom me dhane kete t’vujtun shpirt.

Me malle kam me t’kujtu sa here t’marre fryme, ama kurre s’kam me ia fale vetes qe m’bani perveti dunjaja.

Perhere e permallume:

Bija jote Nane!

Shqipdona Tafa

Foto ilustrim

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz