BallinaLajmeLutfi Haziri përgjigjet se a do ta pranonte Albin Kurtin kryeministër

Lutfi Haziri përgjigjet se a do ta pranonte Albin Kurtin kryeministër

Të ngjajshme

Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligë

Almir Kryeziu është zgjedhur “Ylli i Javës” i xhiros...

Rama: 50% e shkollave në Prishtinë kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar...

SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anijesh në Hormuz

Shtetet e Bashkuara janë afër prezantimit të një koalicioni...

Ambasada gjermane: Institucionet të respektojnë vendimin e Kushtetueses, sapo ai të merret

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka kërkuar nga përfaqësuesit...

Shefi i shtabit të LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit, Lutfi Haziri, ka thënë se janë të hapur për koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Por ka deklaruar se nëse ekziston vullneti politik mes LDK-së dhe VV-së nuk duhet të jetë problem emri i kryeministrit.

“Për koalicion parazgjedhor jemi të hapur, kemi emrin tonë, kandidatin tonë, do t’i kemi listat tona. Opsionin e bashkëpunimi do ta ndajmë fer sipas votës politike që kemi. Qëllimi është të bëhet listë e çështjeve të përbashkëta që këtij vendi t’i kthehet shpresa, ekonomia, siguria dhe të luftohet krimi i organizuar. Nëse ka vullnet politik pse duhet emri i kryeministrit të jetë problem? Në LDK ka vullnet të sinqertë”, ka thënë Haziri.

Në pyetjen nëse Haziri do ta pranonte për kryeministër liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, ai në Info Magazine është përgjigjur: “E pranoj Vjosa Osmanin”.

“Në çdo situatë vlerësimi im është që Vjosa Osmani i fiton zgjedhjet. Me Vetëvendosjen bashkë i fiton më sigurt. Vjosa Osmani do të shkojë drejt suksesit dhe rikthimit të LDK-së”.

“Kemi hapë derë të madhe të bashkëpunimit. Ne nuk kemi politika opsionale. Opsionin e parë e shohim Vetëvendosjen me të cilën shohim që ta bëjmë ndryshimin në këtë vend. LDK nuk është parti e sotme. Bashkëpunimi me VV është i pashmangshëm. Kësaj here mund të quhet mundësi e humbur, nuk do të doja që ishte mundësi e humbur”, ka deklaruar Haziri./Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz