BallinaLajmeIsh-zëvendësministri i Shqipërisë anëtarësohet në Vetëvendosje

Ish-zëvendësministri i Shqipërisë anëtarësohet në Vetëvendosje

Të ngjajshme

Sulm me raketa në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, plagosen pesë persona

Pesë persona mbetën të plagosur pas një sulmi me...

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

Ish-zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë dhe aktivisti i shoqërisë civile nga Prizreni, Hajrulla Çeku, që nga sot i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Hajrulla Çeku ka studiuar Shkencë Politike në Universitetin e Prishtinës dhe ka magjistruar në Qeverisje dhe Zhvillim Lokal në Universitetin e Trentos, Itali, dhe Universitetin e Regensburgut, Gjermani.

Njihemi kaherë por tash do të punojmë bashkë në Lëvizje. Sot isha në Prizren ku na gëzoi e nderoi me anëtarësimin e tij në VETËVENDOSJE!.

Për 15 vjet ka qenë pjesë e shoqërisë civile i angazhuar në çështje të trashëgimisë kulturore, turizmit, planifikimit urban dhe mjedisit. Hajrullau ka qenë i përfshirë në shumë nisma qytetare për mbrojtjen e strukturës urbane të qyteteve të Kosovës, si në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Vushtrri dhe të tjera. Qasja komunitare dhe fuqizimi i grupeve të pambrojtura dhe pa zë kanë qenë shtylla të veprimtarisë së tij.

Hajrullau ka pëfunduar disa programe ndërkombëtare të aftësimit në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të drejtat e njeriut, menaxhimin e turizmit, shkathtësitë e lidershipit në Shtetet e Bashkuara të Bashkuara, Maltë, Gjermani dhe Francë. Ka qenë pjesë e projekteve hulumtuese dhe ka publikuar gjerësisht mbi qeverisjen dhe zhvillimin lokal, menaxhimin e trashëgimisë kulturore, planifikimin urban, aktivizmin dhe zhvillimin e shoqërisë civile. Rishtazi ka shërbyer edhe në qeverinë e Shqipërisë në cilësinë e zëvendës ministrit të turizmit dhe mjedisit.

Me dijen e përvojën, kulturën e ndershmërinë e Hajrullaut jemi edhe më të sigurt, edhe më të fuqishëm. Më afër se kurrë, shpejt si asnjëherë, 6 tetorit 2019, kur zgjedhja dhe festa bëhen bashkë me emrin e Lëvizjes sonë, e me të ardhmen e vendit tone”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz