I sapoaderuari në Lëvizjen Vetëvendosje, Haki Abazi, ka publikuar emrat e zyrtarëve të LDK-së dhe të Vetëvendosjes dhe pozitat të cilat ata mund t’i marrin në rast të një koalicioni mes dy partive.
Abazi shkruan se postin e presidentit të vendit do ta merrte kreu i LDK-së, Isa Mustafa.
Kurse, atë të kryeministrit – kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Dhe kryetare e Kuvendit të Kosovës e nominuara sot nga LDK-ja për postin e kryeministrit, Vjosa Osmani.
Haki Abazi i është bashkuar para pak ditësh Lëvizjes Vetëvendosje.