BallinaLajmeFëmijët kosovarë të kthyer nga Siria regjistrohen në shkollë, marrin trajtim të...

Fëmijët kosovarë të kthyer nga Siria regjistrohen në shkollë, marrin trajtim të veçantë

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në muajin shtator, kur bankave shkollore do t’u bashkohen edhe fëmijët e riatdhesuar nga Siria në Kosovë.

Por për këta fëmijë Ministria e Arsimit në bashkëpunim me organet tjera ka vendosur trajtimin e veçantë të tyre, duke i dërguar me transport në shkolla, e dhënë mësim në klasa të ndarë nga fëmijët e tjerë.

Por, kundër ndarjes së tyre është Qendra e Arsimit të Kosovës të cilët thonë se kjo vetëm sa do t’i kontribuoj margjinalizimit të fëmijëve.

Nga 74 fëmijë sa janë kthyer, 10 prej tyre i takojnë nivelit të kopshteve, 5 parashkollorë, 25 fillorë dhe 34 nivelit të mesëm të ulët dhe të lartë.
Por, deri tani vetëm një pjesë e tyre janë regjistruar në shkolla.

Derisa trajnimi i mësimdhënësve që do të merren me edukimin e tyre, nuk dihet nëse ka nisur ende. Por psikiatrja e fëmijëve, thotë se trajnimi i tyre është i domosdoshëm për ta kuptuar fillimisht fëmijën e riatdhesuar, pasi janë kthyer nga një zonë lufte dhe një pjesë kanë humbur edhe prindërit.

Në mesnatën e 19 prillit, Kosova u bë ndër vendet e para e cila ktheu qytetarët e saj nga zonat e luftës në Siri. Përmes këtij operacioni u kthyen 110 persona, 32 gra, 4 luftëtar dhe 74 fëmijë.

Ndërsa pritet kthimi edhe i disa qytetarëve të tjerë./l.m

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz