back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeGenc Prelvukaj ka dy fjalë për artistët që po i bashkohen politikës

Genc Prelvukaj ka dy fjalë për artistët që po i bashkohen politikës

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Artisti dhe këngëtari, Genc Prelvukaj, ka folur për aderimet e ndryshme që po ndodhin nëpër partitë politike në prag të zgjedhjeve të reja, e ku janë përfshirë edhe disa artistë.

Sipas tij anëtarësimi në një parti politike nuk është ndonjë veprim i keq, por sipas tij nëse një gjë e tillë bëhet në prag të zgjedhjeve atëherë pavarësisht qëllimit të aderimit, siç thotë Prelvukaj ata që u bashkohen partive shihen si të manipulueshëm dhe të papjekur, shkruan Gazeta Express.

Prelvukaj thotë se në rast se një parti ka interes për dikë, aderimin ia kërkon vazhdimisht dhe jo vetëm kur afrohen zgjedhjet.

Së fundi në parti politike janë angazhuar Aida Doçi, Adelina Berisha, Eliza Hoxha e të tjerë.

Nga fusha e artistëve, në politikë është futur edhe aktori Jeton Zogiani i njohur me emrin artistik ‘Drenica’.

Kujtojmë se Prelvukaj disa vite më herët kishte qenë edhe vet i angazhuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Reagimi i plotë i Prelvukajt:

Anëtarësimi ne një parti politike nuk ka asgjë te keqe, por disa dite para zgjedhjeve zhvlerëson personalitetin e secilit pavarësisht qëllimit te mire qe mund te kenë ata individë. Ne sy te popullit shifen si lehte te manipulueshëm, naive dhe te papjekur politikisht. Thjeshte nëse partia ka nevoje për shërbimet e një njeriu aderimin e tij e tenton ne çdo kohe, ndërsa ne prag te zgjedhjeve, ata mbledhin e anëtarësojnë vetëm njerëz për marketing politik për ti zhvlerësuar menjëherë me pas. Sepse po te besonin ne vlerat e tyre, nuk do te prisnin fushatën elektorale për tu besuar detyrat partiake.

Të Fundit

Sport

ShowBiz