back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeAdelina Ismaili: Kam pasur shumë oferta nga PDK’ja

Adelina Ismaili: Kam pasur shumë oferta nga PDK’ja

Të ngjajshme

Çka tani? A do shkohet në zgjedhje të reja?

Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar...

KDI: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja më optimale

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është shprehur i zhgënjyer...

Real Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme

Ndeshja më e madhe e vitit në futboll po...

Këngëtarja Adelina Ismaili, e njohur për bindjet e saj politike dhe përkrahjen publike nga Ibrahim Rugovës, thotë se ka pasur shumë oferta nga PDK, që ishte partia rivale e LDK’së menjëherë pas luftës.

Adelina thotë PDK’ja shumë herë e ka kontaktuar për t’i kërkuar asaj t’i bashkohet partisë që e udhëhiqte Hashim Thaci.

“Kam pasur oferta nga PDK’ja. Më së shumti kam pasur oferta prej saj”, ka thënë Adelina.

E ajo tregon edhe si i thonin zyrtarët e PDK’së, për t’iu bashkuar.

“Adelinë, ti je shumë e qartë. Je për Drenicë, cka po lypë te kta coftinat, për LDK’në”, thotë Adelina.

Këngëtarja tregon kur e ka takuar presidentin e tanishëm për herë të parë.

“Thaçin e kam takuar kur është shpallur pavarësia. Jo më herët, nuk e mbajë mend”, është shprehur ajo.

E kur pyetët se si e sheh ajo presidentin e tanishëm, Adelina thotë se Thaci është larg ish-presidentit Rugova.

“Është ofendim me e krahasu Ibrën me Thacin. Nuk mund kurrëqysh me u bo ai krahasim”, ka thënë këngëtarja. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz