BallinaLajmeSi i mashtroi Behgjet Pacolli AAK-në e PSD-në? U morë vesh me...

Si i mashtroi Behgjet Pacolli AAK-në e PSD-në? U morë vesh me ta ditën, e natën shkoi te Fatmir Limaj!

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Sot në ora 11:00, kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, do ta zyrtarizojë koalicionin me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

Gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar, të dy këta, ishin dakorduar për t’u futur së bashku në zgjedhjet e parakohshme, që pritet të caktohen pas disa ditësh.

Por, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, gjatë ditës së djeshme ishte dakorduar me zyrtarë të AAK-së dhe PSD-së, që të garojnë së bashku në koalicion me këto dy parti.

Burime të Gazeta Blic, bëjnë të ditur se Pacolli dje gjatë ditës, kishte rënë në ujdi me Haradinajn dhe Ahmetin, për ta bërë koalicionin parazgjedhor, që gjithçka kishte ndryshuar në orët e mbrëmjes, atëherë kur në hotelin luksoz të tij, Pacollit i shkoi për vizitë Limaj.

Të dy këta të fundit u dakorduan që të jetë së bashku në zgjedhje, kurse detajet e marrëveshjes pritet të zbulohen pas pak minutash në një konferencë të përbashkët.

Konferenca do të mbahet në orën 11:00 në Sëiss Diamond Hotel, pronë e Behgjet Pacollit.

Deri më tani, përveç këtyrë dy subjekteve, koalicion parazgjedhor kanë arritur edhe AAK-PSD, teksa një i tillë po synohet të bëhet në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurse, Partia Demokratike e Kadri Veselit, duket që do të hyjë e vetmë në zgjedhjet e parakohshme, teksa vetë Veseli dje bëri me dije që ai do të jetë kandidati për kryeministër nga kjo parti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz