BallinaLajmeAksident i tmerrshëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një 31-vjeçar

Aksident i tmerrshëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një 31-vjeçar

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 02:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj në fshatin Llapjesellë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se në aksident ka qenë e përfshirë në motoçikletë, ngasësi i së cilës 31- vjeçar ka humbur jetën.

“Sot rreth orës 02:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj në fshatin Llapjesellë. Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, ngasësi i së cilës ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti.

Vdekjen e viktimës mashkull F.G 31 vjeç e ka konstatuar mjeku kujdestar në emergjencën e Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se turpi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion, ndërkaq që hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke u marrë me rastin.

 

 

- Advertisement -