back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasApel për qytetarët e Drenasit për vigjilencë ndaj zjarrvënieve

Apel për qytetarët e Drenasit për vigjilencë ndaj zjarrvënieve

Të ngjajshme

Super Calhanoglu, mesfushori turk shënon eurogol kundër Juventusit

Skuadra e Interit ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj...

Gol në derbi, Juventusi në epërsi ndaj Interit

Skuadra e Juventusit ka shënuar gol ndaj Interit, në...

Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria Shërbimeve Publike dhe Emergjenca kërkon nga të gjithë qytetarët të jenë aktiv në parandalimin e çfarëdo lloji të zjarreve dhe zjarrvënësve.

Stina në të cilën jemi po vazhdon të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, të cilat vazhdojnë të ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojmë që të gjithë jemi të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarreve.

Për çfarëdo rasti luten qytetarët që të thërrasin në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik (integruar) emergjent – 112.

Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:

Njësinë e Shërbimin e Zjarrfikësve, Drenas në numrin e telefonit 193;
Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192;
Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194.
Të gjitha thirrjet janë pa pagesë

Zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz