BallinaLajmeKosova po zbrazet heshtas

Kosova po zbrazet heshtas

Të ngjajshme

Selinë në nominim, Gimbo “fansi” numër një!

Dj Gimbo po e shpreh publikisht përkrahjen për të...

Çitaku: Kjo rezolutë nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje...

Edhe gjatë këtij viti vlerësohet se qytetarë të shumtë kanë lëshuar Kosovën, duke kërkuar një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian. Derisa numri i atyre që po ikin jashtë vendit vlerësohet të jetë i madh, në Kosovë nuk ka ndonjë statistikë të saktë për këtë numër, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kosova po vazhdon të zbrazet edhe më tej nga qytetarët e saj, të cilët po kërkojnë një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Derisa viteve të kaluara ka pasur ikje masive nga vendi, vlerësohet se trendi i ikjeve është i njëjtë edhe gjatë këtij viti, por që tashmë këto ikje po mbahen të fshehta, shkruan më tutje Gazeta ‘Zëri”.

Sipas Zyrës së Statistikave Evropiane (EUROSTAT), që nga viti 2008 e deri në vitin 2018 rreth 203 mijë e 330 qytetarë kanë ikur nga Kosova dhe shumë prej tyre kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimin Evropian.

Ia vlen të ceket se këtyre të dhënave nuk u është shtuar numri i qytetarëve të Kosovës që kanë migruar në BE përmes rrugëve tjera ligjore

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz