BallinaRegjionaleDrenasShkoi për të marrë mish si ndihmë nga një organizatë bamirëse, qytetari...

Shkoi për të marrë mish si ndihmë nga një organizatë bamirëse, qytetari nga Drenasi u tmerrua kur hapi qesen

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Qendra Sociale në Drenas ka bërë shpërndarjen e mishit në këtë komunë. Paketimet kanë qenë nga organizata Islamic Relief Kosova e brenda tyre ka pasur mish të prishur nga kafshët e prera me rastin e festës së Kurban Bajramit, shkruan Gazeta Express.

Kështu të paktën po deklaron një qytetar i Drenasit që ka treguar për përvojën e tmerrshme që ka pasur sot.

I njëjti thotë se ka shkuar në Qendrën Sociale në Drenas ku janë shpërndarë pakot me mish kurbani.

Qytetari nga Drenasi ka dërguar disa fotografi në Gazetën Express të paketimit, me mish të prishur.

“Sot kemi shkuar në Qendrën Sociale për të marrë nga një pako, shpërndarjen e ka bërë Islamic Relief Kosova, kur erdhëm në shtëpi hapëm pakon, 3-4 kilogram mish kurbani i prishur. Era është e tmerrshme” është shprehur qytetari.

Gazeta Express do të provojë të marr një prononcim nga Komuna e Drenasit lidhur me këtë çështje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz