BallinaRegjionaleDrenasRamiz Lladrovci komenton paraqitjen e zhveshur të Fjolla Morinës në Skënderaj

Ramiz Lladrovci komenton paraqitjen e zhveshur të Fjolla Morinës në Skënderaj

Të ngjajshme

Në një lidhje me Klodin? Elijona thyen heshtjen 

Ish-finalistja e BBVK 4, Elijona, ka treguar njëherë e...

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Shkruan: Adri Nurellari Ja edhe një “trofe” tjetër në duart...

“Lema lema”, po e kap milionëshin

Projekti “Lema lema”, nga 2Ton, Ermal Fejzullahi e Ronela...

Kohëve të fundit bëri bujë mediatike paraqitja e këngëtares së mirënjohur, Fjolla Morina, në një koncert në Skenderaj.

Për dukjen e saj në këtë koncert pati shumë kritika, për shkak se Fjolla ishte e veshur shumë provokative dhe kishte fëmijë të shumtë që kishin shkuar ta përcjellin nga afër performancën e artistes.

Lidhur me performancën e saj, i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i doli në mbrojtje artistes.

Ai tha se performanca e saj nxiti reagime të shumta pa nevojë dhe e krahasoi paraqitjen e saj me të Rita Orës në Prishtinë dhe siç tha ai, performanca e superyllit botëror as që u komentua, transmeton rtv21.tv.

“Këngëtarëve nuk u tregojmë çka me vesh, ata e kanë stilin e vetë. Edhe ajo që u bë bujë në Skenderaj ishte e padrejtë, e njëjta ka ndodhur me Rita Orën në koncert në Prishtinë, kush nuk e tha asnjë fjalë. Por, dikujt i dhimti kryt pse u bë në Skenderaj. Drenasi është më mirë në këtë drejtim. Sa i përket fëmijëve, prindërit duhet me u kujdes”, tha Lladrovci.

Ndërsa, për reagimet e deputetëve, Lladrovci tha se ata që kanë reaguar “e kanë me i hi në qef dikujt, meqë është koha e fushatave”.

Në lidhje me performancën e saj, ka pasur reagime të shumta në rrjete sociale. Ata që kanë reguar kanë qenë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në mesin e tyre është edhe Milaim Zeka, i cili në rrjetin social Facebook, ka pyetur se ku kanë mbetur ata, të cilët e kanë kritikuar atë për fjalorin banal të tij, teksa e ka publikuar edhe një fotografi të Fjollës.

Një reagim i tillë ka ardhur edhe nga deputeti i PDK-së, Andin Hoti, i cili gjithë këtë paraqitje të Fjollës e ka komentuar vetëm me një koment “Bac falna”.

- Advertisement -
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz