BallinaLajmeI nxehti vazhdon edhe disa ditë, ky është parashikimi i motit

I nxehti vazhdon edhe disa ditë, ky është parashikimi i motit

Të ngjajshme

“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri...

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

Ministri i Jashtëm iranian: Starmer po vë në rrezik jetët britanike

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar...

Vendi ynë po përballet me një valë të nxehtësisë afrikane. Dhe kjo do të vazhdojë edhe për disa ditë.

Deri të enjten pritet që temperaturat maksimale të arrijnë deri në 37 gradë celcius.

Pastaj prej të enjtes deri të dielën do të jetë kohë më e freskët për të vazhduar me një mot shumë të nxehtë të dielën.

Qytetarët në gjithë periudhën e verës duhet t’i respektojnë masat e ardhshme të përgjithshme për mbrojtje të shëndetit,  që do të thotë se gjatë ditëve të ngrohta ekstreme duhet të qëndrojnë kohë më të gjatë në hapësira të mbyllura (para se gjithash në ajër të kondicionuar), ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në hapësirë të hapur në këtë periudhë, të gjejnë mundësi për pushime më të shpeshta nën hije, të veshin veshëmbathje të ndritshme dhe të lehtë.

Gjatë ekspozimit direkt në diell të mbajnë syza dhe kapelë mbrojtëse, gjatë rrezitjes të përdorin krem me faktor të lartë mbrojtës, të hanë sasi më të vogël të ushqimit, kryesisht pemë dhe perime, më pak ushqim të yndyrshëm, të pinë më shumë ujë dhe t’u shmangen pijeve alkoolike, gjatë hyrjes në automjet duhet për një kohë ta ajrosin, ndërsa personat e sëmurë kronik duhet rregullisht ta marrin terapinë e shkruar në konsultim me mjekun amë./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz