back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeEuropa po përballet me valë të nxehtësisë, ndërkohë në Australi temperaturat janë...

Europa po përballet me valë të nxehtësisë, ndërkohë në Australi temperaturat janë në minus

Të ngjajshme

- Advertisement -

Derisa Europa është kapluar nga i nxehti afrikan, Australia Juglindore është goditur nga një valë e ftohtë, me temperaturat që varen rreth minus tre gradë në zonat malore, me një njeri të vdekur kur një degë peme ra mbi të.

Qysh ditën e shtunë, shërbimet meteorologjike lëshuan një paralajmërim kundër erërave të forta dhe të ftohta, borës dhe ngricave.

Sipas faqes së lajmeve australiane ABC, dëbora, temperaturat e ftohta dhe kushtet e vështira të drejtimit kanë çuar në mbylljen e rrugëve në të gjithë Victoria.
Disa qytete raportohet se ishin mbuluar në dëborë për herë të parë në dekada.

Një i moshuar 68 vjeçar vdiq dje ndërsa skijonte në Neë South Wales, kur një degë e madhe pemësh ra mbi të.

Resori dimëror, Bou Bou Mountain, është plotësisht i ndërprerë nga dëbora, dhe ekuipazhet e shpëtimit po përpiqen të pastrojnë rrugët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz