BallinaLajmeHumb jetën një 15 vjeçar si pasojë e kontaktit me rrymë

Humb jetën një 15 vjeçar si pasojë e kontaktit me rrymë

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për...

“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës, policia në kërkim të saj

Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”,...

Në hall me kontratat kolektive, Ibrahimi: Komunat po sakatohen

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi...

EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet

Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu prezantuan dje anëtarëve...

KEDS informon: Kur dhe ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar...

Të shtunën pasdite ka humbur jetën një 15 vjeçar si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini.

Sipas saj, Prokuroria dyshon se viktima erdhi në kontakt me rrymën në ambientet e restorantit “Villa familjare” në fshatin Pidiq.

“Viktima derisa ishte duke pastruar pishinën me një aparat të ujit, ka pësuar lëndime trupore, gjatë kontaktit me rrymën, ndërsa rreth orës 16:50 minuta në Spitalin Regjional, në Gjilan ka humbur jetën”.

Xheladini ka theksuar se prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz