back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeIsa Mustafa në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Sardi

Isa Mustafa në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Sardi

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Ambasadori Sardi e uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen në krye të LDK-së dhe theksoi që Kuvendi Zgjedhor ishte një takim i rëndësishëm në udhëtimin demokratik të LDK-së dhe vendit.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Sardi për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e përgjithshme në të cilat LDK parapëlqen që të gjitha partitë të shkojnë të vetme. LDK do të përcjellë veprimet e partive tjera dhe do të ndërmerr veprime në përputhe me rrethanat politike. LDK nuk ka shumë disponim për koalicione parazgjedhore por mbi të gjitha po punojmë të fitojmë zgjedhjet në mënyrë që partitë që sot janë në opozitë të formojnë Qeverinë e re të Kosovës me një shumicë të qëndrueshme që u bën ballë temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet vendi.

Në Qeverinë e re LDK do të përqendrohet në zhvillimin ekonomik, përkrahjen e sektorit privat, avancimin e arsimit dhe shëndetësisë, sundimit të rendit dhe ligjit, luftimin e korrupsionit si dhe integrimet euroatlantike me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Ismet Beqiri dhe Besian Mustafa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz