back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeVrasja në Shtime: I kemi tri dhoma, por grabitësit hynë direkt te...

Vrasja në Shtime: I kemi tri dhoma, por grabitësit hynë direkt te dhoma e vëllait

Të ngjajshme

Nagavci flet për mungesën e të hollave për prindërit dhe ndryshimin e çmimit të teksteve shkollore

Megjithëse nga 15 gushti prindërit kanë filluar aplikimin për subvencionimin...

Rubin: Me Krasniqin kam pasur kontakt minimal

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesari Alagendra, pyeti Rubinin nëse...

“Associated Press” shkruan për dëshminë e Rubin në Hagë

Agjencia e njohur e lajmeve, “Associated Press”, raportoi të...

Anëtarët e familjes nga Shtimja që ra pre e grabitësve të enjten janë rrëfyer për ngjarjen e së mërkurës ku mbeti i vdekur njëri prej grabitësve, derisa u plagos një anëtar i familjes.

Ata thonë se grabitësit kanë hyrë direkt te dhoma e njërit prej burrave të familjes, teksa vetëm ai ndodhej në shtëpi.

Në një bisedë me KTV-në të mërkurën, njëra prej anëtareve të familjes nga Shtimja ka rrëfyer ngjarjen.

“Ti llogarite, 3 dhoma janë kanë… e nanës e motrës por ata kanë hyrë direkt e tek dhoma e vëllait”, ka thënë pjesëtarja e familjes që ra pre e grabitësve të mërkurën, teksa një tjetër familjar dëgjohet duke u shprehur se “vetëm vëllai ka qenë në shtëpi” në kohën kur është kryer grabitja.

Një person mbeti i vdekur nga grabitja e kryer të mërkurën. I njëjti dyshohet se bashkë me tre persona tjerë kishin hyrë për të grabitur në shtëpinë e viktimës, gjë që doli të jetë fatale për të.

Siç përshkruan policia, katër personat e dyshuar kishin hyrë për të grabitur në një shtëpi, ku me ç’rast kishin hasur në pronarin e saj. Ky i fundit, në tentativë e sipër për t’i sprapsur grabitësit, ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.

Në ikje, njëri nga grabitësit është zënë nga pronarët e shtëpisë, ku edhe sipas policisë i njëjti është rrahur për vdekje nga ta.

I ndjeri dyshohet të jetë diku rreth moshës 40 vjeçare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz