BallinaLajmeGruaja që vdiq në shtëpinë që u dogj në Gjakovë, jetonte e...

Gruaja që vdiq në shtëpinë që u dogj në Gjakovë, jetonte e vetme

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Një grua ka vdekur mbrëmë në shtëpinë e saj në fshatin Shishman i Bokës së Gjakovës. Gazeta Express merr vesh se bëhet fjalë për X.B., 74 vjeçe, e cila jetonte e vetme në shtëpinë që iu përfshi nga zjarri.

Si pasojë e zjarrit, 74-vjeçarja është ngufatur nga tymi dhe ka ndërruar jetë. Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 22:00.

Policia rajonale e Gjakovës tha për Gazetën Express se ekipi i emergjencës ka konstatuar në vendin e ngjarjes se e moshuara nuk kishte shenja jete.

“Me datë 24.07.2019 në ora 22:10, policia në Gjakovë ka marrë informacion për një incident zjarri në fshatin Shishman i Bokës. Të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes përfshirë edhe zjarrfikësit me mjekun kujdestar. Mjeku në vendngjarje ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, tha policia për Gazetën Express.

Ende nuk dihen rrethanat se pse është shkaktuar zjarri. “Policia në bashkëpunim me ekspertin e zjarreve po punojnë intensivisht në zbardhjen e rastit”, tha policia.

Viktima me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në IML për autopsi. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz