back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmePolicia jep detaje nga operacioni i sotëm: Dalin pamjet e armëve të...

Policia jep detaje nga operacioni i sotëm: Dalin pamjet e armëve të konfiskuara

Të ngjajshme

Lajmi i fundit: Ndihet dridhje toke në Skenderaj

Një dridhje toke para pak çastesh është ndier në...

Skena të pabesueshme në “Stamford Bridge”, barazon Leeds

E papritura ndodhi në “Stamford Bridge”. Kjo pasi që Leeds,...

Termet në Kosovë

Një termet ka lëkundur sot tokën e Kosovës. Magnituda ka...

“Do i bie fort” – Si ka ndikuar raporti Selin-Gimbo te Miri

Në Prime-n e kaluar, një klip lëndoi Gimbon në...

Policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona dhe ka konfiskuar armë e municione në 28 lokacione të ndryshme në Kosovë, të cilët dyshohen për kontrabandim të armëve nga Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, shkruan Gazeta metro.

Përmes një konference për media, policia ka bërë të ditur se gjatë operacionit përveç të arrestuarve, janë konfiskuar 10.000 euro, dy vetura, armë dhe municione.

“Hetimet janë zhvilluar ndaj disa personave të cilët janë gjykuar në vazhdimësi për kryerjen e veprës ‘trafikim të armëve’ të cilët kanë kontrabanduar armë nga Maqedonia. Brenda territorit të Kosovës, i kanë shpërndarë armët në tregjet e zeza. Armët janë blerë kryesisht në Turqi, më pas personat e dyshuar i kanë plasuar ato në Kosovë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Policia tutje nuk ka përjashtuar mundësinë se personat në fjalë gjithashtu kanë trafikuar armë të tjera të zjarrit nga Serbia e Mali i Zi.

“Nuk përjashtohet mundësia se këta persona gjithashtu trafikojnë armë të tjera të zjarrit, nga Serbia dhe Mali i Zi, njësoj përmes vijes kufitare ose vijës së gjelbeërt”, është thënë tutje.

Operacioni është zhvilluar në 6 lokacionë të Kosovës, Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë dhe Gjiilan./gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz