BallinaLajmeKurti: Hashim Thaçi të caktojë datën e zgjedhjeve

Kurti: Hashim Thaçi të caktojë datën e zgjedhjeve

Të ngjajshme

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

Një femër e sulmoi fizikisht policen brenda stacionit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media të shtunën, tha se Kosova po vuan pasojat e votimit të Gjykatës Speciale nga ata që morën vendime të liga e kishin qëndrime të gabuara.

Kurti, para medieve ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që sa më shpejtë ta caktojë datën e zgjedhjeve.

Sipas Kurtit, Haradinaj është i lirë dhe se siç tha ai nga Gjykata Speciale vetëm do të intervistohet siç ka ndodhur edhe me komandat të tjerë të ish-UÇK-së.

Lideri i Vetëvendosjes, tha se Kosova tash më nuk e ka një Qeveri të pashpresë ashtu siç ishte e madhe.

“Nuk e kemi një Qeveri që ishte e mbrapsht edhe e pashpresë ashtu siç ishte e madhe. Tash shpresa është te ndryshimi, të zgjedhjet, te liria, te demokracia te vetëvendosja”, tha Kurti.

Kurti theksoi se Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje të reja.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten.Këtë vendim ai e bëri publik në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Arsyeja e dorëheqjes, siç tha Haradinaj, është sepse ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

“Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, tha Haradinaj.

Ai tha se nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet dhe se ai do të paraqitet në Hagë për intervistim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz